Personat që u zhduken përmbi liqen

  • 30 July 2015 - 18:22
Personat që u zhduken përmbi liqen

Në mbrëmjen e 23 nëntorit të viti 1953 një kontrollues i radarëve kishte sinjalizuar për një objekt të paidentifikuar përmbi liqen, objekt i cili ishte bashkuar me anijen kozmike F-89C. Kontrolluesit e radarëve e kishin parë sesi F-89C afrohej në drejtim të objektit, derisa në fund ishte shkrirë në objekt. Pas atij momenti, objekti është larguar në drejtim të qiellit dhe dy personat që ishin pjesë e ekuipazhit në momentin e aksidentit: piloti Felix Moncla dhe kontrolluesi i radarit Robert Wilson, nuk janë parë më kurrë, ndonëse është bërë një investigim i hollësishëm i asaj zone.

Matjet që janë bërë nga kontrolluesit e vendosur në tokën e asaj zone kanë treguar që F-89C i afrohej objektit me shpejtësi rreth 700 km/h.

Gjetjen e personave të zhdukur e ka bërë më të vështirë fakti, që incidenti ka ndodhur mbi kanalin që lidh ‘Liqenin e Madh’ me disa liqene të tjera dhe pikërisht ky kanal është njëri prej kufijve mes Kanadasë dhe SHBA-së, duke vështirësuar intervenimin më të efektshëm të forcave ajrore amerikane.

(Kosova Sot)