Truri i Albert Einstein-it nuk është i veçantë

  • 31 July 2015 - 15:07
Truri i Albert Einstein-it nuk është i veçantë

Njëri nga shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, pa dyshim që është fizikani, i cili u ka sjellë shumë përfitime njerëzve përmes zbulimeve të tij. Bëhet fjalë për Albert Einstein-in, i cili në shumë raste është paraqitur si sinonim i fjalës gjeni, apo më mirë thënë zbulimet e tij, si ai i relativitetit, kanë qenë thjesht gjeniale. Kur ai kishte vdekur në vitin 1955, truri i tij ishte marrë nga koka e Einstein-it, me shpresën që një ditë neuro-shkencëtarët do të ishin në gjendje ta përcaktojnë shkakun që kishte bërë që ai të jetë kaq inteligjent.

Në studim i tillë ishte bërë në vitin 1985, kur shkencëtarët kishin ardhur në përfundim që Einstein ka qenë i mençur, për shkak të numrit më të madh të qelizave të trurit. Megjithatë, një teori e tillë është hedhur poshtë nga ana e psikologut Terence Hines, i cili pretendon që truri i fizikanit gjerman, për nga struktura, ka qenë i njëjtë me trutë e njerëzve të tjerë, duke pretenduar që nuk ka qenë struktura e trurit ajo që ka bërë që Einstein të jetë më i mençur se të tjerët. (Kosova Sot)