Kimisti thotë se shkencëtarët nuk e kuptojnë evolucionin

  • 31 July 2015 - 16:23
Kimisti thotë se shkencëtarët nuk e kuptojnë evolucionin

Dr. James Tour e kupton mikroevolucionin, të cilin shpeshherë e ka parë në laborator. Por, është makroevolucioni – evolucioni, i cili sipas Darwin-izmit kishte ndryshuar të gjitha speciet, për të mbetet enigmë. Ai nuk e ka idenë se si mund të jetë zhvilluar një gjë e tillë, gjë që nuk e dinë as kimistët fitues të çmimit ‘Nobel’, nga të cilët ai kishte kërkuar shpjegim. Ai thotë se prapa dyerve të mbyllura kimistët kryesorë në botë janë të gatshëm që ta pranojnë se nuk kanë haber se si është zhvilluar evolucioni.

Dr. Tour ishte njëri nga dhjetë shkencëtarët më të cituar në vitin 2010. Ai është profesor i kimisë në Universitetin “Rice” dhe ishte duke bërë doktoratën në Universitetin “Stanford”. Ai përndryshe është çifut dhe me këtë qëndrim të tij thotë se vetëm dëshiron ta lërë derën e hapur edhe për fenë, respektivisht për ekzistimin e Zotit.