Ja pse numrat 13, 39 dhe 111 janë të mallkuar - Planeti X - Kosova Sot
Ja pse numrat 13, 39 dhe 111 janë të  mallkuar

Ja pse numrat 13, 39 dhe 111 janë të mallkuar

I konsideruar i pafat. 13-ta, numri i cili është në qendër të shumë supersticioneve dhe 
teorive lidhur me atë çfarë simbolizon. 
Disa njerëz e kanë simbol të gezimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon 
friken. Po ashtu numri 13 rrethon botën fetare, historike apo matematikore duke 
mbartur kuptime sa të ngjashme ashtu edhe të kundërta. Një legjendë e hershme që 
rrethon origjinen e frikës ka të bëjë me një prej dokumentave ligjore më të vjetër të 
botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të 
tij. 
Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej 
përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një rresht teksti, 
në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij. Matematicientët dhe shkencëtarët 
ndërkohë, vënë theksin në dominimin e numrit 12, shpesh herë i konsideruar “numri i 
përsosur”, në botën e lashtë. Sumerianet e lashtë zhvillonin një sistem numerik të 
bazuar në perdorimin e 12-ës, që edhe sot e kësaj dite vlen në matjen e kohes. 
Shumica e kalendareve kanë 12 muaj. Një ditë e vetme përbehët nga dy gjysmë dita 
12 orëshe. Duke qenë se vinte menjëherë pas numrit të “persosur”, i gjori 13 ishte i 
destinuar të dukej i pafat dhe i pazakontë. Kjo frikë nga e panjohura duket se shkonte 
në favor të përhapjes së teorive të tjera duke marrë një konotacion pafatësie. 
Kuptimi në fe​
Në religjionin e krishterë, shifra 13 është nje simbol i interpretimit të darkës së fundit 
ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, 
Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqerua me dhimbje dhe vuajtjet 
e Jezusit pas darkes me Judan. 
Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjen​
Në letrat Tarot, nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. 
Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindjen. Trembëdhjetë është më 
shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon 
nje evolucion drejt vdekjes, perfundimin e një fuqie dhe të një arritje. 
13 e premtja e zezë​
Zanafilla e paragjykimit mund të vije nga një legjendë nordike. Të premten ishte emri 
i Frigga-së, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordiket dhe fiset 
gjermanike janë konvertuar në krishterimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një 
mal dhe duke u konsideruar si një shtrige. 
 
 
Analiza nga shkenca​
Frika nga numri 13 është një dukuri e analizuar edhe në psikoanalizë. Në këtë fushë 
njihet me emrin Triskaideka-fobia dhe përkufizohet si fobi specifike, e pabazë, që 
karakterizohet nga frika e të këqijave të mundshme që lidhen me numrin 13. 
Pavarësisht nga rrethanat, apo niveli kulturor, triskaidekafobia ka marrë permasat e 
një besëtytnie që ka shtrirje të vjetër e të gjerë. Sa për kuriozitet, të gjitha kompanitë 
ajrore të udhëtimit në avionet e tyre e kanë hequr numrin 13 nga rreshtat ose numrat e 
vendeve për udhëtarët. Por nuk është vetëm numri 13, numër i cilësuar si “numër 
tersi”. Shumë numra janë shmangur, evituar dhe janë cilësuar si numra pafat për shkak 
të aksidenteve e fatkeqësive më të mëdha. 
Numri 39​
Supozuar si “mallkimi i 39”, numri 39 është shmangur në Afganistan, kryesisht në 
kryeqytetin e tij, Kabul. Sipas besimit, disa tutore prostitutash dikur mbanin në 
pronësi një makinë me numrin 39“39” në targe dhe shtëpia publike kishte adresen 
“39”. Ka edhe spekulime se urrejtja e numrit është për shkak të një forme të vjetër të 
llogaritjes e quajtur Abjad. Afganet kanë shmangur numrin në targat e tyre te 
automjetit, numrin e telefonit dhe adresat e shtepive. 
Një makine qe normalisht shitet për 12,000 $ per shembull, mund te shitet për 7000 $ 
per shkak se ka numrin 39 në targat e saj. Njerëzit qe kanë “39” në targat e tyre, kanë 
arritur deri në atë pikë sa kanë manipuluar numrin duke e bërë atë të duket si 38. 
Personat me numer 39 në telefonin e tyre zakonisht bëjnë telefonata me numër të 
fshehtë. Disa njerëz që disponojne numrin 39 në numrin e tel të tyre kanë marrë 
telefonata nga persona që kërkojnë prostituta. Njerëzit të cilët janë të moshës 
39-vjeçare gjithashtu e shmangin këtë numer duke thënë se janë 40. 
Numri 0888888888​
Kompania celulare bullgare Mobitel ka pezulluar numrin e telefonit 0888 888 888 
pasi tre njerëz me këtë numër humbën jetën brenda 10 viteve. Përdoruesi i parë ishte 
Vladimir Grashnov, ish-CEO i kompanisë. Ai vdiq në vitin 2001. Vdekja e tij u 
deklarua të jetë shkaktuar nga kanceri edhe pse ka spekulime se ishte helmuar nga një 
rival. 
Numri i është dhënë më vonë bosit të drogës Konstandin Dimitrov, i cili vdiq në 
Hollandë, ku ai kishte shkuar për të inspektuar perandorinë e tij të kontrabandes. 
Personi i tretë i cili ka përdorur numrin ishte gjithashtu një trafikant droge, si dhe nje 
menaxher pasurish. Konstantin Dishliev vdiq jashtë një restoranti në Sofje të 
Bullgarisë. Policia sapo kishte shkatërruar e sekuestruar disa ton droge me vlere 
130.000.000 paund Pas vdekjes së  tij, Mobitel pezulloi linjen dhe nuk e nxorri më në 
qarkullim. 
 
 
Numri 11​
Falë sistemit numerik është e mundur që ne të perballemi me datat dhe kohën që 
përbëhen nga një shifer të vetme 11/11/11 dhe 11:11. 11. Ky fakt nuk ka rëndësi, por 
që nuk mund t’i ndalë njerezit të jenë supersticiozë. Kjo dukuri ishte subjekt i filmit 
11/11/11, lëshuar me 11 nentor, 2011. Teoricienet e konspiracionit gjithashtu përdorin 
numrin 11 në faktet rreth vrasjes së Kenedit ose sulmeve të 11 shtatorit. Kullat binjake 
të Qendrës Botërore të Tregtisë qëndronin pranë njëra-tjetrës, duke formuar një numër 
gjigant 11. Ngjarja ndodhi në 11 shtator, ku shtator është muaji i nëntë. Kështu 9 + 1 + 
1 jep 11. 
11 shtator ishte dita e 254 e vitit 2001, dhe 2 + 5 + 4 gjithashtu është e barabartë me 
11. Aeroplani i parë qe u perplas në kullat ishte fluturimi 11. Fluturimi 11 kishte 11 
pjesëtarë të ekuipazhit dhe 92 pasagjere dhe 9 + 2 gjithashtu jep 11. Neë York City 
dhe Afganistani kanë 11 shkronja secili. 
Numri 17​
Në Itali, 17 është një numër i pafat. Ky numër simbolizon vdekjen sepse është shkruar 
si “XVII” në numrat romak, dhe “XVII” mund te riorganizohet për të formuar 
“VIXI”, që do të thotë “Kam jetuar”. “VIXI” është shpesh i shkruar mbi varret 
romake. Ai gjithashtu mund të shihet si i pafat per shkak të përmbytjes së madhe 
biblike e cila filloi më 17. Në “la smorfia”, një sistem numerik i përdorur për të 
interpretuar ëndrrat, 17 do të thotë fatkeqësi. Disa hotele nuk kanë asnjë dhomë me 
numrin 17, dhe disa aeroplanë Alitalia nuk kanë asnjë rresht numrash me 17. Kur dita 
17 e muajit bie të premten, ajo konsiderohet ditë e pa fat. Kur 17 nëntori (dite e cila 
gjithashtu përmban Ditën e vdekur) bie e premte, tërë muaji është quajtur Muaji i 
vdekur. 
Numri 250​
Në Kinë, numri 250 konsiderohet një fyerje. Në gjuhen mandarine, lexohet “er bai ë” 
që do të thotë “budalla”. Përdorimi i numrit si një fyerje mund të ketë origjinen nga 
lashtësia kineze. Në atë kohë, kur monedhat e bakrit ishin ende në përdorim, monedha 
1000 përdorej për matje standarde, ndërsa çereku i saj (250) konsiderohej si diçka e 
rëndë inferiore. Në Kinë, numri 250 është shmangur edhe nga Hapësira ajrore 
Gulfstream e cila ndryshoi emrin e saj, nga Gulfstream G250 në G280. 
Numri 111​
Ne kriketin australian, numri 111 është parë si një numër i pafat i lojes në përgjithësi. 
Ai është quajtur Nelson, nga admirali i famshëm i Anglisë, Horatio Nelson. Është 
besuar si një numër që përfaqëson tre prej pjesëve të trupit të tij të tij të humbura, një 
sy, krahun dhe këmbën. Në realitet, Nelson kishte dy këmbët në mënyrë të përkryer, 
kështu që kjo histori nuk ka shumë kuptim. Disa thonë se numri paraqet tri fitore të 
mëdha detare të Nelson në Kopenhagen, Nil, dhe Trafalgar, ndërsa të tjerë besojnë se 
111 është konsideruar thjesht i pafat sepse i ngjan një sporteli të zbrazet. 
 
 
Një bestytni thotë se nëse një skuader ka shënuar 111 pikë, të gjithë lojtarët duhet të 
ngrenë një këmbë në ajër. Përndryshe, ata do të humbasin topin e ardhshëm. Afrika e 
Jugut dhe Australia luajtën një ndeshje më 11 nëntor, 2011. Saktësisht në ora 11:11, 
Afrikës së Jugut iu nevojitën 111 pikë për të fituar. Tifozëve iu tha të ngrejnë një 
këmbë për një minutë të plotë, e kjo mesa duket funksionoi: Afrika e Jugut fitoi 
ndeshjen. 
Numri 7​
Shumë kultura e konsiderojnë 7 një numër me fat, por në Kinë, ky numër do të thotë 
braktisje, zemërim, ose vdekje. Muaji i shtatë i kalendarit kinez quhet “Muaji 
Fantazëm”, muaj ky i cili mendohet se fantazmat janë të lira. Disa, megjithatë, e 
shohin atë si një muaj neutral sepse Dita e Shen Valentinit të tyre bie me 7 korrik 
(07/07). Në 2014, disa aeroplanë u rrëzuan në Ukrainë, Mali, dhe Tajvan në një afat 
prej shtatë ditësh, duke filluar prej 17 korrikut. Fluturimi MH17 u qëllua nga poshtë 
në 17:17 në Ukrainen lindore. Avioni ishte një Boeing 777, i cili kishte qenë në 
përdorim për 17 vjet, (17/107 / 1997-17 / 07/2014). Një helikopter Indian ushtarak u 
rrëzua në 17:00, duke vrarë shtatë pasagjerë. Në 7/7, një helikopter Mi-171 i përdorur 
nga ushtria vietnameze u rrëzua në 07:37. Një ATR 72 u rrëzua në Tajvan në 23/07. 
Air Algérie Boeing 717 Fluturimi AH5017 u rrëzua në 24/07. Fatkeqësi i famshmi 
Malajzia Airëays, ishte Fluturimi MH370. 
Numrat 26 dhe 8​
Numrat 26 dhe 8 janë parë si jo fatsjellës në Indi. Termeti Gujarat, 26 dhe 8 që vrau 
20.00 0persona, ndodhi në 26 në janar 2004. Tsunami i Oqeanit Indian, i cili vrau 
230.000 persona në mbarë botën, ka ndodhur në 26 dhjetor. Disa bomba shpërthyen në 
qytetin verilindor të Guuahati të Indisë me 26 maj 2007. Shpërthimet me bomba në 
Ahmedabad ndodhën më 26 korrik. Kjo u pasua nga sulmet terroriste të Mumbait 
ndodhën më 26 nentor. Shuma e 2 dhe 6 është 8, numër ky i cili besohet të shkaktojë 
shkatërrim, vështirësi, dhe fat të keq. Numerologët këshillojnë se martesat dhe 
ceremonitë e tjera nuk duhet të kryhet në ditën e tetë të çdo muaji. 
Numri 191​
Edhe pse të gjitha lidhjet ndërmjet numrave dhe fatkeqësive ndoshta janë të gabuara, 
ata përsëri mund të jenë dritherues. Që nga viti 1960, pesë avionë me numër fluturimi 
191 janë rrëzuar. 191 . Përplasja vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara në vitin 1979 
përfshiu “American Airlines” në “Fluturimin 191”, e cila u rrëzua në aeroportin 
O’Hare të Çikagos, duke vrarë 273 njerëz. Në vitin 1967, fluturimi eksperimental 
“X-15 191” u rrëzua duke lënë të vdekur pilotin. Air Flight 191 u rrëzua në 
Aeroportin Mercedita, Porto Riko në vitin 1972. Delta “Airlines Flight 191” u rrëzua 
në Aeroportin e Dallas-Fort Ëorth.  Në 1985 ku 137 njerëz vdiqen. Në 2012, një 
“JetBlue Airëays Flight 191” bëri një ulje emergjente në Teksas,pasi piloti nuk u ndie 
 mirë. Fluturimet me numrin “191” nuk janë më në perdorim nga “Delta” dhe 
“American Airlines”. 


(Kosova Sot) 

21 orë e 38 minuta më parë
21/04/18