Tre të rinj pushtohen nga djajtë teksa po luanin së bashku

  • 31 July 2015 - 17:25
Tre të rinj pushtohen nga djajtë teksa po luanin së bashku

Tre njerëz kanë përfunduar në spital, pasi që janë sulmuar nga shpirtrat e ligj teksa po luanin së bashku. Alexandra Huerta, vëllai i saj Sergio dhe kushëriri i tyre, Fernando Cuevas, kanë qenë duke luajtur të gjithë së bashku një lojë në formë shahu kur papritmas kanë filluar të ndihen çuditshëm.

Pak minuta pasi që kishte filluar loja, Alecandra kishte rënë përtokë dhe kishte filluar të ec në këmbë e duar, duke bërë veprime të çuditshme. Edhe Sergio e Fernando kishin filluar të përjetojnë simptoma të ngjashme vetëm pak minuta pas Alexandra-s, derisa dy meshkujt kishin filluar të mos shohin dhe të dëgjojnë mirë. Menjëherë ishte ftuar një prift katolik për të larguar djallin nga trupi i tyre, mirëpo prifti kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pasi që të pushtuarit nga shpirtrat e ligj nuk ishin vizitues të rregullt të kishës.

Në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe mjekët e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë hasur në shumë vështirësi për t’i qetësuar të rinjtë. (Kosova Sot)