UFO-ja e rrëzuar 14 000 vjet më parë

  • 31 July 2015 - 18:19
UFO-ja e rrëzuar 14 000 vjet më parë

Anomalia e Detit baltik është një formacion rrethor me diametër rreth 60 metra në fund të Detit baltik, i zbuluar nga Peter Lindberg, Dennis Åsberg dhe ekipi i zhytësve suedezë “Ocean X” në qershor të vitit 2011. Ky ekip ka raportuar se formacioni rri mbi një strumbullar dhe përfshin një strukturë të ngjashme me shkallët, të cilat çojnë deri te një vrimë e zezë. Analistët kanë thënë se kjo mund të jetë ndonjë pajisje anti-nëndetëse nga Lufta e Dytë Botërore, apo edhe ndonjë UFO. Disa ekspertë kanë thënë se kemi të bëjmë me ndonjë formacion gjeologjik. Zbulimi i bërë më 19 qershor të vitit 2011, sipas ekipit që e ka zbuluar, nuk është një objekt i bërë nga dora e njeriut në kohë moderne. Çkado që të jetë objekti i takon kohës së akullit, apo një kohe edhe më të hershme, thonë ata. I vetmi shpjegim mbetet se kemi të bëjmë me një UFO. 

(Kosova Sot)