Misteri i Lordit Lucan

  • 31 July 2015 - 22:00
Misteri i Lordit Lucan

Nga të gjitha misteret e jetës, të mëdha, apo të vogla, ai i Lordit Lucan zë një vend të veçantë në imagjinatën e publikut

 

Janë të shumtë ata që mbesin të fascinuar nga ky mister; të etur që të spekulojnë dhe manipulojnë, meqë e dinë se askush nuk do të dalë e t’ua prishë versionin e tyre, duke sjellë versionin e vërtetë.

A ka vdekur ai? A jeton në Afrikë? A është gjuajtur në det derisa ishte duke udhëtuar me traget? A e ka hedhur atë John Aspinall para luanëve të uritur? Dhe, a duhet të na dhimbset ky njeri, në fund të fundit?

 

E kishte vrarë dadon

 

Fundja, bëhet fjalë për dikë që brutalisht e vrau dadon e vet. Mbrojtja e tij e vetme ishte se kishte menduar që ajo të ketë qenë gruaja e tij, e cila e kishte braktisur. Por, më pas ai e sulmoi edhe ish-gruan e tij, e cila ia doli që të shpëtonte vetëm, pasi që iku në një kafene duke dhënë alarmin, derisa ai iku për të mos u gjetur kurrë më.

Dhe, tani fëmijët e tij të vegjël mund të flinin rehat. Ai iku dhe nuk u ballafaqua me drejtësinë, gjë që e meritonte me gjithë mend. përkundër kësaj, ka shumë njerëz që vazhdojnë të jenë të fascinuar nga ai. Ai, fundja, ishte pjesëtar i shtresës së lartë, i klasës së privilegjuar. Një njeri, i cili kishte mjaft para sa që t’ia lejonte vetes një jetë të mbushur me baste të majme. Si duket edhe miqtë e tij kishin simpati për të, meqë ata ia mundësuan ikjen dhe mosballafaqimin me drejtësinë britanike.

Sido që të jetë, nuk mundemi e të mos flasim rreth mistikës që u krijua në lidhje me këtë rast. Edhe pse ai ishte zhdukur, për më shumë se një dekadë të gjithë flisnin rreth tij.

Si duket, lordi Lucan dhe zhdukja e tij përjetë do të mbesin njëra nga ato ngjarjet që kurrë nuk do të sqarohen deri në fund. Ka gjasa të mëdha që ai, në këtë, apo në një mënyrë tjetër, t’ia ketë “hequr flamën” vetes atë natë të nëntorit të vitit 1974.

 

Një rast më interesant

 

Por, një përfundim i tillë nuk do të ishte interesant dhe nuk do t’i shiste gazetat. Më intrigante duket mundësia që ai të jetë zhdukur në Afrikën misterioze dhe ta ketë jetuar një jetë sekrete larg duarve të gjyqësisë.

Dyzet vjet pasi që kishte ndodhur, kjo ngjarje ka marrë një kthesë tjetër. Një raportim i BBC-së duket se ka sjellë zgjidhjen e këtij misteri. Një grua e cila dikur ishte sekretare në kazinonë e John Aspinallit dhe James Goldsmiths-it insiston se e di tërë të vërtetën, por ende nuk është e gatshme ta tregojë atë.