Një UFO xhirohet duke kaluar afër një avioni iranian

  • 01 August 2015 - 09:28
Një UFO xhirohet duke kaluar afër një avioni iranian

Si duket, alienët nuk duan t’ia dinë që Irani është një vend thuajse i izoluar dhe se nuk beson aspak në “dokrrat amerikane” rreth UFO-ve. Në fakt, një udhëtar, që gjendej në një avion udhëtarësh, lëre më që kishte parë UFO-n, por ia kishte dalë edhe të bënte foto të tij. Objekti, i cili paraqitet nga ana e djathtë e kornizës dhe lëvizë në të majtë, duket si një disk i bardhë, që udhëton në një vijë të drejtë, në një lartësi relativisht të vogël mbidetare.

Fotot e bëra kanë ndeshur në një skepticizëm, që nga koha kur janë paraqitur “online”, derisa disa persona kanë thënë se këto mund të jenë dëshmi të ndonjë lloji të ri të avionëve, konsensusi më i qëndrueshëm është se ky objekt është ose ndonjë fluturake e vogël, apo ndonjë mashtrim, i sajuar me kompjuter. 

(Kosova Sot)