Këta njerëz u shpëtuan nga engjëjt!

  • 14 December 2017 - 14:27
Këta njerëz u shpëtuan nga engjëjt!

Njerëzit nga tërë bota që kanë përjetuar situata të ndryshme, dëshmojnë për engjëjt misteriozë shpëtimtarë, të cilët ua kishin shpëtuar jetën në momentet e fundit

Rasti i Brazilit

Një incizim jo i rëndomtë, i cili sipas pohimeve të disa dëshmitarëve vërteton ekzistimin e engjëjve roje, për herë të parë u paraqit në forumet që merren me dukuritë paranormale. Bëhet fjalë për një incizim i cili u bë në Brazil, ku shihet një figurë si tym, për të cilin thuhet se është engjëlli roje, i cili e kishte shpëtuar një të ri (24 vjeçar), kur ai kishte dalë nga rruga, për të evituar një grup kuajsh, që kishin dalë në rrugë, me ç’rast kishte pësuar aksident trafiku. I riu me këtë rast kishte goditur një mur, e mbështetësit e dukurive paranormale, thonë se më të keqen e pengoi mu një engjëll mbrojtës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rasti i Chelsey Buntonit

Edhe pse mjekët kishin thënë se ajo nuk do të jetonte gjatë pas lindjes, Chelsey Bunton jetoi deri në pubertet. E, kur kishte shkuar në spital për shkak të kalljes së mushkërive, mjekët kishin qenë të bindur se tani i kishte ardhur vajzës dakiku i vdekjes. Por, e ëma e vajzës, Coline Bunton, është e sigurt se vajzën e saj e kishte vizituar një engjëll mbrojtës, për t’ia dhënë edhe një shans jete, derisa vajza rrinte shtrirë, thuajse pa shpirt, në spital. Në kamerat e sigurisë ishte vërejtur një dritë e çuditshme. Mjekët dhe të tjerët, që e kishin parë incizimin, thonë se drita dukej si krijesë me krahë. Më pas, Chelsey ishte mjekuar në mënyrë të pashpjegueshme nga pneumonia, duke u liruar më pas në shtëpi.

Engjëlli shpëton biçiklistin

Në incizimin e një kamere të sigurisë në Kinë shihet se si një njeri, apo diçka tjetër, e shpëton një biçiklist, i cili i kishte dalë kamionit përpara. Në mënyrë të pabesueshme, engjëlli e kishte bartur njeriun pas kamionit. Gjithçka ishte zhvilluar aq shpejt. Shoferi i kamionit kishte parë se e kishte goditur çiklistin. Por, kur ai kishte parë se njeriu kishte shpëtuar, të dy kishin mbetur të habitur.

Rasti i Jade Yates-it  

Jade Yates nga Australia nuk besonte në fantazma deri te ky rast bizar, kur i kishte parë dy figura të ndritshme duke qëndruar përmbi krevatin e vajzës së saj, Lusy. Ajo i kishte parë këto hije në incizimin e kamerës së bebes dhe, më pas, ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se, “Sonte, nuk do të mund të bëj gjumë të qetë. Deri para pak minutash nuk besoja në ekzistimin e fantazmave, e tani i shoh në dhomën e vajzës sime”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa miq të saj këtë situatë e kishin marrë më seriozisht, duke e këshilluar Jaden që të ikte nga ajo shtëpi. Një shoqe i kishte shkruar asaj: “Jade, a dëshiron që të vi te ti? Këto janë fantazma, këtu nuk ka dyshim, ki shumë kujdes”. Por, ka pasur edhe të tillë, të cilët thanë se ato entitete, nga bota tjetër, me gjasë nuk kishin qëllime të këqija.

(Kosova Sot)