Njeriu, i cili flet me engjëjt

  • 01 August 2015 - 16:20
Njeriu, i cili flet me engjëjt

E quajnë “njeriu që flet me engjëjt”, meqë insiston se çdo ditë i sheh dhe flet me këto krijesa. Ky i ri, me pamje të pastër, i veshur me pantallona xhinse dhe me vathë në hundë, edhe vetë e di se sa vështirë është që të besohet në pohimin e tij.

“Por, ky është misioni im. Engjëjt më kanë zgjedhur si bartës të mesazhit të tyre”, thotë ai duke buzëqeshur.

Adamo Cirelli, i lindur në vitin 1978, italian me prejardhje nga Torino, thotë se është një njeri i rëndomtë, thotë se ka pasur fatin që çdo ditë të jetë në kontakt me engjëjt dhe me shpirtrat udhëheqës. Ai thotë se engjëjt janë dritë e pastër dhe na shoqërojnë që nga lindja, e deri në vdekje, derisa shpirtrat udhëheqës janë figurat që i kemi pasur afër gjatë jetës, p.sh. prindërit, gjyshërit, apo të afërmit e tjerë.

Cirelli thotë se engjëjt i flasin gjatë tërë kohës, kështu që thuajse kurrë nuk fle, por nuk ndien lodhje, meqë engjëjt i japin energji. Ai thotë se engjëjt nuk kanë krahë, sikur që mendojmë ne, por janë sfera të dritës dhe se, pas vdekjes, të gjithë ne vazhdojmë të jetojmë në këtë dimension të engjëjve, në dritë.

(Kosova Sot)