Dhjetë misteret më të mëdha britanike (2)

  • 01 August 2015 - 17:18
Dhjetë misteret më të mëdha britanike (2)

Udhëheqësit e emisionit “Mystery Map”, Ben Shephard dhe Julia Bradbury, zbulojnë misteret e tyre të preferuara nga ky emision TV

Bisha e Bodmin Mur-it, Kornuoll, 1995

Një krijesë e ngjashme me panterën e zezë së pari ishte parë duke u endur në Bodmin Mur në vitin 1995, ku më pas u dëgjuan edhe njoftime rreth masakrimit të bagëtive.

Sipas një teorie, pas miratimit të Aktit të kafshëve të rrezikshme, në mes të viteve 1970, pronarët e maceve ekzotike filluan t’i lëshonin ato në natyrë, në vend të marrjes së licencës për mbajtjen e tyre. Edhe pse zyrtarisht thuhet se nuk ekziston asnjë “mbetje” nga kjo kafshë, në internet mund të gjenden foto të eshtrave të saj.

Image

 

Histeria masive, Kirkbi-in-Ashfield, Notingemshajër, 13 korrik, 1980

Rreth 500 fëmijë kishin marrë pjesë në një marshim vjetor muzikor, kur papritmas, rreth orës 10:30 të mëngjesit, ata filluan të alivanoseshin, sikur të kositur. Rreth 300 fëmijë pësuan sulme të alivanosjes, mundim, dhembje të fytit dhe syve. Një hetim tha se “histeria masive” me gjasë ishte shkaktari i kësaj ngjarjeje, por me këtë shpjegim nuk u pajtuan viktimat. Një shpjegim tjetër thotë se fëmijët u alivanosën për shkak të një plehu artificial, të përdorur në arat e afërta.

Image

Fantazma e bujtinës “Guy Fawkes Inn”, Jork

Ju mund të rrini në kasollen ku thuhet të ketë lindur komplotisti i dinamitit, në vitin 1570. Edhe pse vetë fantazma e Guy-it nuk është parë kurrë, disa mysafirë të tmerruar thonë se në mes të natës kanë dëgjuar zëra të çuditshëm.

“Jemi shumë të sigurt se aty dëgjoheshin zëra të çuditshëm, të cilët na pengonin të flinim”, thotë Ben. “Por, pasi që zgjoheshim në mëngjes, shihnim se zërat i kishte lëshuar radiatori i prishur. Megjithatë, kurrë nuk mund të ishim të sigurt se ku qëndronte e vërteta.

Image

Misteri ajror “Peter Gibbs”, ishulli Mull, Skoci, 1975

Natën e Kërshëndellave të vitit 1975, piloti luftarak Peter Gibbs bëri një fluturim gjatë natës dhe kurrë nuk u kthye më. Katër muaj më vonë, trupi i tij u gjet në një shkëmb, një milje larg fushës ajrore të ishullit Mull. Nuk kishte asnjë shenjë të avionit dhe trupi i Gibbs-it ishte i parënduar. Edhe pse ka variante të ndryshme rreth vdekjes së tij, më bindësja thotë se avioni i tij ishte ndeshur dhe ai, pasi që kishte dalë jashtë, kishte vdekur. Por, shtrohet pyetja pse ai e bëri atë fluturim, në pikë të natës?

Image

UFO-ja e malit Rendlesham, Sufolk, dhjetor 1980

Tri ditë me radhë kishte njoftime rreth dritave të pashpjegueshme dhe objekteve UFO në një mal afër qendër ushtarake ajrore “Woodbridge”. Në një incident, të njohur me emrin “Roswelli britanik”, bazuar në një aterrim të alienëve në Nju Meksiko, një ekip i forcave ajrore amerikane u largua nga baza me një zmadhues imazhi dhe me gramafon. Më pas, ata thoshin ta kishin takuar një anije kozmike dhe kishin parë fenomene të tjera të çuditshme. Edhe pse për ithtarët e UFO-ve këto ishin shenja të qarta të takimit me jashtëtokësorët, të tjerët mendojnë se bëhej fjalë për një mashtrim të koordinuar. 

 

Image

(Kosova Sot)