Gjërat më të çuditshme rreth gjithësisë

  • 25 December 2017 - 09:53
Gjërat më të çuditshme rreth gjithësisë

Është lehtë për të harruar se jashtë planetit tonë të vogël ekziston një botë e stërmadhe e pahulumtuar, ku ka shumë sekrete, por edhe gjëra të çuditshme, të cilat tanimë i kemi zbuluar

Planetët e arratisur

Miliona planetë bredhin pa cak në gjithësi, pasi kanë ikur nga orbita e tyre. Është shumë e mundshme që edhe nga sistemi ynë diellor, gjatë krijimit të tij, ka ikur një planet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pulsuesit

Yjet rrotulluese zombi emetojnë rrezatim, për të cilin dikur ishte konsideruar se paraqet një tentim komunikimi të jashtëtokësorëve me neve tokësorëve. Këto pulsime të radiacionit sot përdoren si GPS për anijet kozmike.

Magnetet

Kemi të bëjmë me yjet neutronike me fusha magnetike aq të forta, sa mund ta rrudhin sipërfaqen e yllit dhe të krijojnë tërmete yjore. Në një largësi prej 1 mijë kilometrash do të ishin në gjende të godisnin trupin e njeriut me atome, të cilat na e kishin hequr lëkurën dhe mishin.

Kuazarët

Kemi të bëjmë me disqet e materies, të cilat rrethojnë vrimën e zezë dhe paraqesin objektet më të ndritshme në gjithësi. Kuazarët mund të jenë trilionë herë më të ndritshëm se dielli ynë.

(Kosova Sot)