Zbulohet dinozauri më i madh në histori të tokës

  • 02 August 2015 - 14:54
Zbulohet dinozauri më i madh në histori të tokës

Në Argjentinë është zbuluar specia, e cila besohet të ketë qenë dinozauri më i madh ndonjëherë. Gjetja e eshtrave të tij është mundësuar falë gërmimeve të një fermeri vendas. Ky dinozaur kishte peshuar 77 tonë dhe kishte pasur gjatësi prej 40 metrave.

‘Duke marrë parasysh përmasat e eshtrave të këtij dinozauri, të cilat janë më të mëdha sesa ato të të gjitha kafshëve të zbuluara më herët, dinozauri i ri është kafsha më e madhe që ka ecur ndonjëherë në sipërfaqen e tokës’, kanë raportuar hulumtuesit.
‘Gjatësia e tij, prej kokës deri në fund të bishtit, ishte 40 metra, ndërsa lartësia e qafës së këtij dinozauri ka qenë 20 metra e lartë, që është e njëjtë me një ndërtesë shtatëkatëshe’.

Specia, e cila është zbuluar së fundmi, besohet të ketë jetuar në pyjet parahistorike të Pentagonisë para rreth 100 milionë viteve.

(Kosova Sot)