Fotografia e parë e “fëmijës me sy të zinj”

  • 02 August 2015 - 16:48
Fotografia e parë e “fëmijës me sy të zinj”

Christine Hamlett, e cila pretendon se ka aftësi të jashtëzakonshme, beson se ka arritur që për herë të parë ta fotografojë shpirtin e “fëmijës me sy të zinj”, për të cilin besohet se bredhë rrugëve të Stafordshajrit. Gruaja 57-vjeçare e ka bërë këtë fotografi të premten, afër hyrjes së qendrës “Birches”. Ajo beson se “vajza e kobshme” mund  të jetë njëra nga fantazmat me të cilat ka kontaktuar ajo, e cila kishte vdekur nga ndonjë sëmundje e fëmijërisë. Ajo ka deklaruar se shpirtrat kërkojnë ndihmë, por ata nuk duan që të dalin në dritë. Christine është vetëm njëra nga mediumet që është marrë me këtë fenomen, pasi që kishte pasur lajme të shpeshta të njerëzve që ishin takuar me një vajzë të re, me sytë krejt të zi (jo vetëm bebëzën, por tërë syrin). Fotografinë përndryshe e ka bërë burri i saj, David.

(Kosova Sot)