Kur do të "vdesë" Toka?

  • 30 December 2017 - 10:16
Kur do të

E dhe sa kohë do të duhet para se Toka, në fakt, do të vdesë dhe të marrin fund të gjitha proceset aktive në të? Përkundër asaj se është rreth 4.6 miliardë vjet e vjetër, Toka ka një brendësi ende të nxehtë, për shkak të dy llojeve të energjisë - energjisë primordiale, që ka ngelur nga formimi i Tokës dhe energjia bërthamore, e cila është energjia që krijohet nga zbërthimi radioaktiv.,raporton Gazeta Kosova Sot

Kjo energji është përgjegjëse për proceset aktive planetare, të cilat i shohim duke ndodhur edhe sot e kësaj dite, me anë të vullkaneve, apo rrëshqitjeve të pllakave tektonike. Në anën tjetër, Hëna kryesisht është "botë e vdekur", meqë nuk ka më energji që të mund të zhvillohen këto procese.

Për të kuptuar se edhe sa energji i ka mbetur Tokës, profesori William McDonough nga Universiteti i Merilendit, bashkë me ekipin e tij, ka ndërmend që t'i matë gjeo-neutrinot e Tokës - grimcat subatomike, të cilat janë produkt anësor i zbërthimit radioaktiv. 

(Kosova Sot)