Plutoni transmeton rreze X

  • 02 January 2018 - 14:58
Plutoni transmeton rreze X

Shkencëtarët kanë mbetur pa fjalë, pasi kanë parë se planeti Pluton është duke transmetuar rreze X. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në teori. Por, me anë të Observatorit "Chandra X-Ray", ekspertët ia kanë dalë që të vërejnë rrezet X me energji të vogël, që vijnë nga Plutoni, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ky zbulim i la kërkuesit shkencorë të tronditur, meqë planeti nuk ka mekanizma natyrorë që do t'ia mundësonin atij transmetimin e rrezeve X. Si mund të shpjegohet kjo? Ekspertët besojnë se planeti më i madh xhuxh në rripin "Kuiper" transmeton rreze X për shkak të ndërveprimit midis erërave solare dhe atmosferës së Plutonit, ashtu sikur që gazrat rreth kometave dihet të krijojnë rreze X. Megjithatë, këto rreze X, që janë regjistruar, janë shumë më të mëdha sesa që do të mund të pritej. 

(Kosova Sot)