Kriminelët-fëmijë më të këqij në botë

  • 02 August 2015 - 23:40
Kriminelët-fëmijë më të këqij në botë

Zakonisht mosha e fëmijërisë është sinonim i naivitetit dhe mirësisë, por jo edhe në këto raste. Assesi!

Jesse Pomeroy

Jesse Pomeroy kishte vetëm 14 vjet kur, në vitin 1874, ishte arrestuar për vrasjen e tmerrshme të një djali 4-vjeçar. Ai shumë shpejt e mori nofkën “The Boston Boy Fiend” (Dreqi i Bostonit). Por, veprimtaria e tij kriminale kishte filluar tri vjet para arrestimit, me torturimin seksual të shtatë djemve të tjerë. Për shkak të këtyre krimeve, Pomeroy ishte dënuar që të shkonte në një shkollë reformatore për fëmijë, por ishte liruar më herët. Jo shumë kohë pasi që u lirua, ai gjymtoi dhe vrau një vajzë dhjetë vjeçare, e cila kishte shkuar në dyqanin e nënës së tij. Një muaj më vonë, ai kishte rrëmbyer 4-vjeçarin Horace Mullen, e kishte dërguar në një kënetë jashtë qytetit dhe e kishte prerë aq shumë me një thikë, sa që gati ia kishte këputur kokën. Për shkak të këtyre krimeve, ai në fillim ishte dënuar me vdekje, por pasi që kishte pasur ankesa kundër dënimit të fëmijëve me vdekje, dënimi i tij ishte shndërruar në 40 vjet në qeli.

Image

Mary Bell

Mary Bell ishte dënuar për ngufatjen e një djali të ri, Martin Brown, më 25 maj të vitit 1968, një ditë para ditëlindjes së saj të 11-të. Mesa dihet, ajo këtë vrasje e kishte bërë e vetme. Më 31 korrik të vitit 1968, Mary dhe një shoqe e saj, morën pjesë në vrasjen e një djaloshi trevjeçar, Brian Howe, po ashtu me anë të ngufatjes. Policia kishte bërë me dije se, pasi që e kishin vrarë djaloshin e shkretë, Bell ishte kthyer te kufoma, për ta shkruar shkronjën “N” në barkun e kufomës. Me gërshërë ajo kishte prerë një pjesë të flokëve dhe gjenitaleve të djaloshit. Meqë vajzat ishin tepër të vogla dhe dëshmitë e tyre ishin kontradiktore, kurrë nuk u sqarua në tërësi se si ndodhi kjo. Në gusht të atij viti të dy vajzat u dënuan në dy procese të ndara. Mary u lëshua në vitin 1980, ku gjykata urdhëroi ruajtjen e anonimitetit të saj. Në vitin 2003 gjykata vendosi që ajo dhe vajza e saj të mbeteshin anonime gjatë tërë jetës.

Image

Laurie Tackett

Në mëngjesin e të shtunës, 11 janar të vitit 1992, banori i Indianas, Donn Foley, bashkë me vëllain Ralph, vendosën që të dilnin në gjueti të thëllëzave në një mal të afërt. Gjatë rrugës, Ralph vërejti një objekt të çuditshëm, në një arë të mbjellë me sojë. Njëherë ata menduan se ishte një kukull, por kur u afruan, panë se bëhej fjalë për një kufomë. Hetimet treguan se ajo ishte kufoma e Shanda Sharer-it, për të cilën më pas u zbulua të kishte qenë viktimë e një trekëndëshi lesbian të dashurisë. Trupi i saj, para vdekjes, ishte përplasur dhe shpuar, por vdekja kishte ardhur nga djegia. Në fund për vrasje u akuzuan Laurie Tackett, bashkë me Toni Lawrence-n dhe Hope Rippey-n.

Mary Laurine (Laurie) Tackett kishte lindur më 5 tetor të vitit 1974 në Medison, Indiana. Nëna e saj ishte një e krishtere fundamentaliste, kurse i ati një punëtor fabrike, dy herë i dënuar. Tackett kishte bërë të ditur se ishte abuzuar kur kishte qenë fëmijë, të paktën dy herë, në moshën 5 dhe 12 vjeçe.

Image

 

Brenda Anne Spencer

Të hënën, më 29 nëntor të vitit 1979, 16 vjeçja Brenda Ann Spencer kishte përdorë një pushkë për t’i plagosur tetë fëmijë dhe një polic në shkollën fillore “Cleveland” në San Diego, si dhe për ta vrarë drejtorin e shkollës, Principal Burton Wragg dhe punëtorin e sigurimit, Mike Suchar. Shkollën ajo e kishte përballë me shtëpinë. Ajo e kishte përdorë pushkën të ciklën ia kishte dhuruar i ati për Kërshëndella. Pasi që kishte kryer masakrën e saj, që kishte zgjatur gjashtë orë dhe kur e kishin pyetur pse kishte bërë këtë, ajo ishte përgjigjur: “Nuk më pëlqejnë të hënat. Këto veprime e bëjnë këtë ditë më interesante”. Ajo tha se nuk kishte pasur asnjë arsye për ta bërë këtë, pos argëtimit. Ajo nuk manifestoi asnjë shenjë të pendimit, apo keqardhjes. 

 

Image

(Kosova Sot)