Ndodh çdo 150 vjet, në 31 Janar priten dy fenomene që…

  • 03 January 2018 - 14:10
Ndodh çdo 150 vjet, në 31 Janar priten dy fenomene që…

Ju informuam dy dite me pare se më date 31 Janar pritet të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”. Ky fenomen përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.

(Kosova Sot)