Më shumë ka fantazma meshkuj, sesa femra

  • 03 August 2015 - 09:00
Më shumë ka fantazma meshkuj, sesa femra

Një studim, i cili ka analizuar 337 raste të takimit me fantazma, ka ardhur deri te përfundimi se shumica e fantazmave janë – meshkuj. Kjo duket e pabesueshme dhe nuk përputhet me atë thënien se “nga një femër dalin 100 dreqër”, por s’kemi çka të bëjmë. Gjetjet e këtij studimi, të cilat bazohen në një studim të bërë gjatë viteve 1980 nga psikologu islandez  Dr. Erlendur Haraldsson, po ashtu sugjerojnë se një përqindje e madhe e pamjes së fantazmave duket se ka lidhje me personat, të cilët kishin pasur një vdekje të dhunshme.
Dr. Haraldsson kishte intervistuar me qindra dëshmitarë dhe kishte analizuar të dhënat zyrtare për ta përcaktuar shkaktarin e vdekjes në të gjitha rastet. Pra, studimi tregon se shpirti i një njeriu, i cili kishte vdekur nga një vdekje e dhunshme, ka më shumë të ngjarë që t’i paraqitet një të panjohuri, derisa shpirti i atyre që vdesin nga vdekja natyrore, ka më shumë të ngjarë që t’iu paraqitet të afërmve të tij.

(Kosova Sot)