Pistat për aterrimin e avionëve në Adriatik?

  • 03 August 2015 - 12:54
Pistat për aterrimin e avionëve në Adriatik?

Paraqitja misterioze e rrathëve të rregullt, që rrethohen nga bari i detit, janë duke i hutuar ekspertët, të cilët nuk e përjashtojnë as mundësinë që rrathët e tillë të kenë edhe natyrë jashtëtokësore. Rrathët e rregullt, që janë paraqitur rreth Ishullit të gjatë, në bregdetin kroat, i kanë hutuar shkencëtarët, të cilët nuk e dinë origjinën e tyre. Stjepan Zvonariq, nga Gorica e Madhe, thotë se ka shpjegim për këtë dukuri: "Mendoj se bëhet fjalë për struktura të ndërtuara para më shumë se 20.000 vitesh. Këto ishin ndërtuar si pista, për aterrimin e anijeve kozmike të jashtëtokësorëve”.

Rrathët misteriozë kanë diametër prej 50 metrash dhe gjenden në largësi të njëjtë nga njëri-tjetri. Shtrohet pyetja, si nuk i kishte vërejtur askush këta rrathë edhe pse ata kishin qenë aty disa vite me radhë.

(Kosova Sot)