Pesë vendet më të frikshme të Indisë - Planeti X - Kosova Sot
Pesë vendet më të frikshme të Indisë

Pesë vendet më të frikshme të Indisë

India është një vend ku në çdo shtet dhe qytet të saj mund të dëgjoni tregime rreth fuqive mbinatyrore dhe rreth fantazmave

Bangadh Fort, Aluar (Raxhastan)

Në vitin 1613 kështjella Bangad Raxhasthan ishte ndërtuar nga Raxha Madhu Singh. Menjëherë pas ndërtimit të kësaj kështjelle, ajo u demolua për shkak të mallkimeve të shumta. Njëri nga mallkimet thoshte që kurrë askush nuk do të mund ta ndërtonte çatinë mbi shtëpinë e vet këtu. Në fakt, as vetë tempulli këtu nuk ka çati. Banorët lokalë thonë se të gjithë ata që e vizitojnë këtë kështjellë gjatë natës, ata kurrë nuk kthehen më. Në hyrje shkruan se nuk lejohet askush që të hyjë pas perëndimit të diellit. 

Qyteti i filmit Ramoji, Hajderabad (Andra Pradesh)

Ekziston një incident i tmerrshëm edhe rreth këtij lokaliteti. Ai ishte ndërtuar në tokën e Sulltan Nizamit, ku ishte zhvilluar një betejë. Sa herë që bëhen xhirime aty, ndodhin gjëra të çuditshme. Për shembull, dritat bien vetë poshtë, rrobat shqyhen vetvetiu... Por, këto gjëra nuk përmenden në publik, për shkaqe të biznesit.

Blloku GP, Merut (UP)

I vendosur në Merut, të shtetit Utar Pradesh, ky vend edhe pse nuk është i famshëm, është deklaruar i pushtuar nga shpirtrat. Bëhet fjalë për një apartament me dy kate dhe njerëzit që e kanë vizituar atë, thonë ta kenë parë shpirtin e një vajze duke qëndruar ulur në kulm. Disa njerëz kanë parë bile edhe vajza fantazma duke dalë nga ky vend, të veshura me të kuqe. Të tjerët kanë parë katër burra duke pirë alkool.

Hoteli “Savoy”, Musorie (Utarakhand)

Ky hotel gjendet në listën e hoteleve më të pushtuar me fantazma në Indi. I lokalizuar në Musorie, ky hotel ishte hapur në vitin 1902. Në vitin 1910 ishte gjetur një trup i vdekur në rrethana tepër të mistershme. Njerëzit thonë se korridoret dhe galeria e këtij hoteli janë të pushtuara nga një fantazmë femër me emrin Garnet. Kjo grua kishte vdekur e helmuar, prandaj thuhet se ajo endet nëpër hotel, në kërkim të njeriut që e kishte helmuar. 

Pallati i sundimtarit Brij Bhawan, Kota (Raxhasthan)

Ky pallat është 175 vjet i vjetër dhe ishte marrë nga familja mbretërore. Në vitin 1980 pallati shndërrohet në hotel. Por, ai është i pushtuar dhe shpirti, i cili jeton këtu, quhet major Burton. Major Burton ishte vrarë nga ushtarët indianë, bashkë me dy djemtë e tij. Gjatë natës, fantazmat i frikësojnë njerëzit, bile edhe i shpullosin ata. 

 

(Kosova Sot)

1 orë e 6 minuta më parë
21/08/18