Pantera misterioze

  • 03 August 2015 - 23:32
Pantera misterioze

Me vite të tëra kanë qenë të pranishme thashethemet rreth një kafshe legjendare, e cila endej shkurreve të Australisë.
Banorët e vendit të quajtur Goulburn, Jeff dhe Ruth Gulson, ishin duke drekuar kur, duke shikuar nga dritarja e kuzhinës, panë një krijesë të madhe, në formë të maces në kopshtin e tyre. Derisa e shikonin me dylbi, krijesa dukej si një panterë e zezë.
Ky rast është vetëm njëri ndër rastet e shumta të ngjashme, që janë hasur përgjatë dekadave. Ato rrëfime duken aq reale saqë edhe qeveria lokale ka filluar ta trajtojë krijesën misterioze si gjë të vërtetë. Një ekolog, i cili ishte angazhuar ta studionte këtë fenomen, thotë se kafsha më shumë i ngjan një leopardi, e më pak një jaguari. Sido që të jetë, ky rast është duke terrorizuar banorët lokalë.

(Kosova Sot)