Zbulohet një krijesë e panjohur gjigante!

  • 03 August 2015 - 20:00
Zbulohet një krijesë e panjohur gjigante!

Në thellësinë prej rreth 1,5 km në ujërat e Arktikut, shkencëtarët rusë nga Vladivostoku, kanë zbuluar një krijesë gjigante, deri tani të panjohur.

Sipas fjalëve të njërit nga anëtarët e ekspeditës, Leonid Nuamov, është hulumtuar gjiri arktik në thellësi prej 1600-2000 metrash. Me anë të aparatit special “Klavesin”, janë regjistruar pjesët e vogla të një organizmi të gjallë, por nuk ishte e mundur të përcaktohej se për çfarë organizmi bëhej fjalë. Duke hulumtuar më tutje, shkencëtarët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një krijesë të përmasave gjigante. Shkencëtarët thonë se krijesa iu gjuajt aparatit përmbi, duke e tundur në të gjitha anët. Pasi që xhirimet u ishin treguar biologëve, ata kishin mbetur pa fjalë, meqë kurrë nuk kishin parë krijesë të tillë.

(Kosova Sot)