Nata kur është raportuar për shumë raste të UFO-ve në Amerikë

  • 04 August 2015 - 09:13
Nata kur është raportuar për shumë raste të UFO-ve në Amerikë

Zakonisht, kur njerëzit thirrin për të raportuar në Qendrën e UFO-ve, këta të fundit e marrin qytetin më të afërt dhe aty e lokalizojnë rastin, qoftë kjo edhe vetëm sa për t’u arkivuar. Mirëpo, më 15 mars të vitit 1995, kishte ndodhur një dukuri e rrallë, pasi që qendra e thirrjeve për raportimin e eksperiencave paranormale ka qenë më aktive se kurrë.

Thirrja e parë kishte ardhur nga qyteti Kanis në Florida, ku dy burra, të cilët kishin thënë që kanë qenë duke ecur nëpër hekurudhë kur kanë parë një objekt sferik, shumë të ndritshëm, duke fluturuar mbi kokat e tyre. Ndërsa, dëshmitari i dytë kishte thirrur për të raportuar që fare pranë shtëpisë së tij në afërsi të Nju-Jorkut, ishte shfaqur një dritë e gjelbër në të kaltër, e që kishte qëndruar pezull për 30-40 sekonda para se të zhdukej pa lënë gjurmë.

Ajo natë, pra nata e 15 marsit të vitit 1995, është shënuar me qindra thirrje që kanë raportuar për dukuri të ngjashme.  (Kosova Sot)