A është kjo fotoja më e vjetër e një UFO-je?

  • 04 August 2015 - 13:29
A është kjo fotoja më e vjetër e një UFO-je?

Me gjasë të gjithë të pasionuarit pas UFO-ve interesohen ta dinë se kur është bërë fotografia e parë, apo kur është siguruar dëshmia e parë për ekzistimin e UFO-ve, respektivisht të alienëve. Nëse e shikoni për së afërmi këtë foto të vjetër stereoskopike, atëherë mund ta shihni një objekt të zi, në formë të cigares, i cili duket se fluturon në retë mbi malin Uashington.

Edhe pse kjo foto ka të dhëna se është e vjetër, ajo u paraqit në shitje në “eBay” në vitin 2002. Ajo ishte blerë për 385 dollarë dhe, pasi që ishte analizuar në hollësi, ishte vërejtur objekti misterioz, prandaj fotografia në fjalë më pas u quajt “fotografia më e vjetër e një UFO-je”. Pronari i kësaj fotografie, Samuel M. Sherman, deklaroi se fotografinë do t’ua japë edhe shkencëtarëve për ta analizuar më në detaje, ku rezultatet e kësaj analize do t’i bëjë të ditura edhe për publikun e gjerë. (Kosova Sot)