Eksperti i UFO-ve: Ekzistojnë të paktën 19 civilizime të jashtëtokësorëve

  • 04 August 2015 - 13:39
Eksperti i UFO-ve: Ekzistojnë të paktën 19 civilizime të jashtëtokësorëve

Eksperti në zhvillimin e ‘ekzopolitikës’ dhe studiuesi i famshëm i jashtëtokësorëve dhe jetës jashtë tokës në përgjithësi, Michael Salla, së fundmi ka prezantuar evidenca të reja në lidhje me programet sekrete dhe bazat e jashtëtokësorëve në sistemin tonë diellor. Ai beson që ekzistojnë nëntëmbëdhjetë civilizime të jashtëtokësorëve që kanë intervenuar në tokë, shumica prej të cilëve janë shumë më të ngjashëm me njerëzit sesa ‘Të hirtit’, që shpeshherë ndërlidhen me dukjen e të gjithë jashtëtokësorëve. Sipas tij, në të kaluarën ka pasur edhe marrëveshje në mes të civilizimeve të jashtëtokësorëve dhe të atyre tokësorë.

(Kosova Sot)