Laboratori i aktiviteteve paranormale në Universitetin e Virxhinias

  • 04 August 2015 - 15:05
Laboratori i aktiviteteve paranormale në Universitetin e Virxhinias

Divizioni i Studimeve të Perceptimit (DOPS) në Universitetin e Virxhinias, respektivisht në Shkollën e Mjekësisë të këtij universiteti, është një vend fascinues. I themeluar në vitin 1967 nga Dr. Ian Stevenson, misioni i tij është “hetimi shkencor empirik i fenomeneve që sugjerojnë se supozimet dhe teoritë aktuale shkencore rreth natyrës së mendjes apo vetëdijes, si dhe marrëdhënies së tyre me materien, mund të mos jenë komplete”.

Cilat fenomene studiohen këtu? Një gamë e gjerë e tyre: ESP, poltergeist, përvojat afër vdekjes, përvojat jashtë trupit, kujtimet nga jeta paraprake, etj. Pra, mund të themi se, në vitin 2014, ekziston një qendër për kërkime paranormale në një institucion krejt legjitim dhe të respektuar amerikan të arsimimit të lartë. Por, mësuesit këtu nuk mund ta lexojnë mendjen dhe studentët nuk ecin nëpër tavane. Ata janë një grup shkencëtarësh të vyeshëm dhe të respektueshëm.

(Kosova Sot)