Shkencëtarët krijojnë një sistem që i parashikon gjërat

  • 24 January 2018 - 09:28
Shkencëtarët krijojnë një sistem që i parashikon gjërat

Sipas njoftimeve, shkencëtarët kanë krijuar një sistem të paparë ndonjëherë, i cili është i aftë që t'i parashikojë ngjarjet e mëdha disa orë para se ato të ndodhin P as më shumë se gjysmë dekade kërkimesh, disa shkencëtarë thonë se kanë zbuluar ekzistimin e të ashtuquajturës "vetëdije kolektive", të cilën ata e quajnë 'noosferë' dhe për të cilën thonë se ekziston përreth nesh. Projekti i vetëdijes globale paraqet një bashkëpunim multidisiplinar, ndërkombëtar të shkencëtarëve dhe inxhinierëve. Ata mbledhin të dhëna vazhdimisht nga një rrjet global të gjeneratorëve fizikë, të vendosur në rreth 70 vende në mbarë botën. Këto të dhëna transmetohen në një arkiv qendror, i cili tanimë përmban të dhënat për më shumë se 15 vjet, të vendosura në sekuenca paralele të testeve të sinkronizuara, të gjeneruara çdo sekondë,transmeton gazeta Kosova Sot,

Cili është qëllimi

minohen lidhjet subtile të cilat mund të reflektojnë praninë dhe aktivitetin e vetëdijes në botë. Vetëdija e madhe kolektive ka ndikim në botën fizike. Duke e ditur këtë, ne mund të punojmë për një të ardhme më të ndritshme dhe më të qartë. Në kuadër të këtij projekti, ekspertët kanë vendosur qarqe elektrike rreth e përqark globit. Pas viteve të tëra të studimeve, ekspertët panë se sistemi, i cili duhej të sillej në mënyrë të pavarur, nuk sillej më ashtu nëse njerëzit ndërvepronin mentalisht me të. Këto rezultate, të cilat për shumë njerëz mund të duken të pamundura, ua dhanë shkencë- tarëve idenë e formimit të të ashtuquajturave "vezë RNG" në tërë globin. Ato gjenden në çdo cep të botës: Evropë, SHBA, Kanada, Indi, Fixhi, Zelandë të re, Japoni, Kinë, Rusi, Brazil, Afrikë, Tailandë, Amerikë jugore dhe Australi. Këto vezë veprojnë si marrës (receiver). Paramendoni sikur çdo vezë ta rrotullojë një monedhë dhe të përpiqet ta dijë se në cilën anë do të bjerë ajo. Sa herë që ia qëllon, kjo regjistrohet si "goditje". Vezët mund ta bëjnë këtë 100 herë në sekondë

Tragjedia e 11 shtatorit 2001

Sipas njoftimeve, disa orë para se në SHBA të ngjante tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001, kërkuesit shkencorë vërejtën një ngritje të goditjeve të regjistruara. Duket se kjo anomali është vërejtur për herë të parë me rastin e vdekjes së princeshës Diana. Pas 20 vjetësh të përcjelljes së këtyre dukurive, shkencëtarët kuptuan se kishin zbuluar diçka. Shumë njerëz besojnë se këto rezultate janë dëshmia më e fortë rreth ekzistimit të ndonjë entiteti, apo vetëdije kolektive në planetin Tokë. Është krijuar një aplikacion mobil, i cili mund t'ju njoftojë kur ka ndonjë rritje të goditjeve afër jush, apo në shkallë globale.

(Kosova Sot)