Shkencëtarët: Vrima në shtresën e Ozonit ka filluar të mbyllet

  • 27 January 2018 - 09:12
Shkencëtarët: Vrima në shtresën e Ozonit ka filluar të mbyllet

Vrima e madhe, që ishte vërejtur në shtresën e Ozonit, shtresë kjo që shërben për mbrojtjen e Tokës, më në fund ka filluar të shfaqë shenja të mbylljes. E gjendur në pjesën e epërme të stratosferës, shtresa e ozonit është një regjion i veçantë, që e mbron Tokën nga rrezet e dëmshme ultravioletë që vijnë nga dielli, transemton gazeta Kosova Sot.

Shkencëtarët për herë të parë kishin filluar ta vërenin hollimin e kësaj shtrese në vitet e 1980-a mbi territorin e Antarktidës dhe ishte thënë që ky trend shqetësues po shkaktohej si pasojë e lirimit të kemikaleve dhe produkteve të ndryshme në ajër. Si rrjedhojë, ishin ndërmarrë hapa radikalë për reduktimin e produkteve që shkaktonin hollimin e kësaj shtrese dhe tani duket që përpjekjet janë shpaguar, pasi që vërehet një përmirësim i dukshëm i shtresës së ozonit mbi Antarktidë. Të dhënat e reja tregojnë që më shumë se 4 milionë kilometra katrorë të shtresës së ozonit është rikuperuar që prej vitit 2000. 

(Kosova Sot)