Ekzorcizëm për “Halloween”

  • 04 August 2015 - 20:30
Ekzorcizëm për “Halloween”

Rrjeti televiziv amerikan “Discovery”, respektivisht emisioni “Destination America”, këtë vit është thënë se do ta transmetojë “live” një rast të vërtetë të ekzorcizmit.

Programi, i cili do të quhet “Exorcism: Live!”, pritet që ta rivizitojë shtëpinë, e cila frymëzoi shkrimtarin William Peter Blatty që ta shkruante romanin “The Exorcist”, i cili u ekranizua nga William Friedkin në vitin 1973. Si libri, po ashtu edhe filmi, ishin bazuar në një rast të vërtetë të ekzorcizmit, të ushtruar te një djalë të ri nga Kotixh Siti, Merilend, në vitin 1949.
"Ngjarja e transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë do të zhvillohet në ndërtesën origjinale ‘Exorcist House’ në periferi të St. Luis, ku edhe ishte bërë rituali i vërtetë i ekzorcizmit te djali Roland Doe në vitin 1949", thuhet në materialin promocional të këtij emisioni.

Këtë rast ekzorcizmi nuk do të bëhet te ndonjë person, por ndaj vetë ndërtesës, duke tentuar largimin e shpirtrave të këqij nga shtëpia. Programi përndryshe do të jepet me rastin e festës së Halloween-it.  

(Kosova Sot)