Sytë nga qielli këtë të mërkurë, vjen shfaqja unike e “Hënës së përgjakur” (FOTO)

  • 29 January 2018 - 14:53
Sytë nga qielli këtë të mërkurë, vjen shfaqja unike e “Hënës së përgjakur” (FOTO)

Spektakli i Hënës është një fenomen që ndodh në data të caktuara, e një ndër këto është edhe data 31 Janar, pra këtë të mërkurë.

Më 31 Janar do të ndodhë eklipsi i hënës apo ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.

Një fenomen i tillë është i ngjashëm me “Hënën blu”, çka do të thotë se brenda një muaji do kemi dy Hëna të plota.

Space.com shkruan:

Është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”. Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen.

Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.”

Spektakli që do të ndodhë në qiell me 31 Janar në mes të natës përkon me vendosjen në vijë të drejtë të Hënës me Oqeanin Paqësor. Vendet që do kenë një pamje të plotë të këtij fenomeni janë Alaska, SHBA-ja perëndimore, Azia lindore dhe qendrore, Hawai, Australia dhe Zelanda e Re.

Por, kjo nuk do të thotë që vetëm këto vende do kenë fatin ta shohin këtë eklips, pasi “Hëna e Përgjakur” e datës 31 Janar do shihet në çdo vend të botës sipas orareve lokale.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)