Gjërat e tmerrshme që gjenden në male

  • 30 January 2018 - 09:36
Gjërat e tmerrshme që gjenden në male

Daç besoni, daç mos besoni, por gjatë natës në male ndodhin gjëra të çuditshme, për të cilat është vështirë të besojmë se janë të vërteta. Ndodh shumë shpesh që, gjatë natës në male, të bëjmë foto ku shihen gjëra të çuditshme, të cilat nuk mund t’i shpjegojmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa pamje, sikur që është fotografia që e shihni, me të vërtetë na lënë pa tekst edhe pse ajo që shihet është goxha e qartë. Kemi të bëjmë me një krijesë të çuditshme, e cila sikur e shikon fotoaparatin, edhe pse gjatë bërjes së fotografisë njeriu që e ka mbajtur fotoaparatin nuk ka vërejtur asgjë të veçantë.

Ka të dhëna se një njeri në Gjeorgji ka parë drita të çuditshme që gjatë natës, lëviznin rreth shtëpisë së tij. Ai kishte vendosur kamera vëzhgimi dhe kur i kishte shikuar incizimet kishte mbetur pa fjalë dhe, për pak edhe pa mend, meqë në fotografi dhe në video incizime shihen krijesa tepër të frikshme me sytë që iu bëjnë dritë.

Ka disa që janë munduar të thonë se këto krijesa janë majmunë, apo ndoshta edhe njerëz, por pas analizave të bëra është parë se as pohimi i parë, e as ai i dyti, nuk  janë të vërteta. E, çka janë, pra?!???!??!!

(Kosova Sot)