Psikiatri konfirmon që gruaja me sjellje të çuditshme ishte e pushtuar nga djajtë

  • 04 August 2015 - 23:51
Psikiatri konfirmon që gruaja me sjellje të çuditshme ishte e pushtuar nga djajtë

Një grua nga Amerika, e cila ishte ngritur 15 centimetra nga dyshemeja dhe kishte folur në gjuhë të huaj, të cilat as vetë nuk i kishte kuptuar, është vërtetuar se ka qenë e pushtuar nga djajtë.

Gruaja e quajtur Julia, e cila ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme satanike, u është nënshtruar disa tretmanëve nga doktorë, murgesha dhe priftërinj të shumtë, mirëpo ekipi punues nuk ka arritur të identifikojë arsyen e kalimit të Julia-s në atë gjendje.

Dr. Richard E. Gallagher, doktori përgjegjës për Julia-n, ka thënë: ‘Nganjëherë  Julia bëhet shumë e dhunshme dhe flet fjalë kërcënuese në gjuhë të ndryshme. Ajo thotë: ‘Lëreni vajzën të qetë, ajo është me grupin tim’ ose thjesht ‘Më lini të qetë’. Zëri i Julia-s në momentet kur kërcënon është shumë më ndryshe nga zëri i saj në realitet, ky zë më shumë i ngjan zërave të burrave’, ka përfunduar doktori.

Një psikiatër, i cili e ka studiuar rastin e Julia-s, ka thënë që është e qartë që ajo është e pushtuar nga djajtë.

(Kosova Sot)