Shtëpia e tmerrit, tani në shitje

  • 04 February 2018 - 10:21
Shtëpia e tmerrit, tani në shitje

Në Los Anxheles të Kalifornisë gjendet një vilë spanjolle, e cila është e braktisur që nga viti 1959. Arsyeja? Pronarët paraprakë të kësaj shtëpia ishin viktimë të një vrasjeje-vetëvrasjeje të tmerrshme. Tani kjo shtëpi, e cila quhet “Shtëpia e vrasjeve Los Feliz”, është në shitje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1925. Diku, rreth viteve 1950, në këtë shtëpi ishte vendosur familja Perelson.  Gjithçka kishte shkuar mirë deri natën e 6 dhjetorit të vitit 1959. Kreu i familjes, Harold Perelson, mori çekiçin nga rafti i  veglave dhe e goditi gruan e tij në kokë,  derisa ajo flinte, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, hyri në dhomën e së bijës 18-vjeçare, duke u munduar që edhe atë ta vriste, por dështoi. Vajza filloi të bërtiste dhe iku. Bërtitjet e saj zgjuan vëllanë  dhe motrën e saj, 11 dhe 13 vjeç nga gjumi. I ati u tha atyre se kishin parë ëndërr të keqe dhe i ktheu në shtrat. Këtë zhurmë e kishte dëgjuar edhe fqinji Marshall Ros, i cili kur hyri në shtëpi, pa Perelsonin, duke pirë tableta dhe, derisa erdhi  policia, ai vdiq.  Përkundër kësaj historie të tmerrshme, kjo shtëpi është duke u shitur me një çmim prej 2.75 milionë dollarësh!

(Kosova Sot)