A ekzistojnë kushtet për jetë nën sipërfaqen e Marsit?

  • 07 February 2018 - 15:10
A ekzistojnë kushtet për jetë nën sipërfaqen e Marsit?

Tash e një kohë të gjatë njerëzimi është munduar ta vizitoj tokën ‘e jashtëtokësorëve’ me shpresë të gjetjes së kushteve t përshtatshme për jetesë. Tash e disa vjet hulumtimet janë përqendruar në atë që njihet si Planeti i Kuq – Marsi – ku, një sërë robotësh, me misione të ndryshme, po u hapin rrugë përgatitjeve për një mision ku edhe njerëzit do të shkonin në sipërfaqen e Marsit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndërsa tani, shkencëtarët po mëtojnë ta shfrytëzojnë njërin prej hulumtuesve robotë për t’iu ndihmuar që ta zbulojnë brendësinë e planetit, duke dëgjuar mënyrën se si ‘gjëmon’ kur goditet nga meteoritët.

Ata shpresojnë që hulumtimi mund të zbulojë më shumë rreth asaj se si janë formuar planetët e ngurtë në sistemin tonë diellor dhe nëse Planeti i Kuq i fsheh kapacitetet për ta mbështetur jetën nën sipërfaqen e tij. 

(Kosova Sot)