Djaloshi filmon hijen misterioze, që e bezdiste teksa ai flinte

  • 10 February 2018 - 15:14
Djaloshi filmon hijen misterioze, që e bezdiste teksa ai flinte

Me siguri që ju ka ndodhur në të kaluarën, që keni rënë për të fjetur, megjithatë për një kohë nuk ju ka zënë gjumi. Shumica e njerëzve gjatë kësaj kohe shohin gjëra të ndryshme, mirëpo jo në ëndërr! Njëri prej këtyre njerëzve është edhe përdoruese i ‘YouTube’, Mike Pike, i cili javën e kaluar ka ngarkuar një video shumë drithëruese. Pasi që kishte pasur ndjenjën, që ai nuk është vetëm në dhomën e tij, ai kishte vendosur që ta filmojë vetën teksa flinte dhe, të nesërmen, kur ishte zgjuar, ishte habitur nga ajo që kishte parë në xhirim.

‘Unë nuk kam besuar në fantazma, djaj apo diçka të ngjashme. Megjithatë, ajo që kam parë, ma ka futur frikën në palcë’, ka thënë ai.

Në video mund të shihet një lloj hijeje, e cila i afrohet shtratit të Mike-t dhe qëndron afër tij për një kohë para se të zhduket.

‘E kam shikuar videon disa herë dhe jam munduar të gjej një shpjegim racional rreth asaj se çka ka mundur ta shkaktojë shfaqjen e hijes, megjithatë unë nuk kam arritur të vij në një përfundim logjik’, ka përfunduar ai. 

(Kosova Sot)