Oksimoron, njerëzit inteligjentë e përdorin trurin më pak - Planeti X - Kosova Sot
Oksimoron, njerėzit inteligjentė e pėrdorin trurin mė pak

Oksimoron, njerėzit inteligjentė e pėrdorin trurin mė pak

Më shumë është më mirë ? Sa më i madh është truri aq më i mirë është shikimi. Truri më i madh - inteligjenca më e lartë. Duket që nuk është thjesht ashtu.

Truri më i madh vërtet ka lidhje me inteligjencë më të madhe, por njerëzit inteligjent ndoshta përdorin më pak pjesë të trurit të tyre.

Reks E.Xhung nga Universiteti në Nju Meksiko dhe Riçard Hajer nga Irvin kanë qenë ndër hulumtuesit e parë që kanë analizuar inteligjencën duke përdorur teknologji më moderne të fotografimit të trurit.

Në një eksperiment, pjesëmarrësit kanë zgjidhur teste të inteligjencës derisa janë inçizuar me teknologjinë PET. Është zbuluar që njerëzit me rezultate më të mira në test kanë pasur aktivitet më të vogël të trurit, kanë përdorur më pak energji të trurit për ta zgjidhur testin, shkruan fakultete.al.

Në një hulumtim tjetër, shkencëtarët e njëjtë kanë përdorur teknologji për të mbikëqyrur punën e trurit tek njerëz që kanë luajtur lojën Tetris për herë të parë në jetë, dhe pastaj pas ushtrimit 50-ditësh. Pas kësaj periudhe, aktiviteti i trurit është zvogëluar, por tek njerëzit më inteligjent ulja e aktivitetit ka qenë më e madhe.

Në shikim të parë, këto zbulime duken si oksimoron - a nuk duhet truri i njerëzve më të mençur të bëjnë më shumë lidhje, dhe me këtë të shfaqin aktivitet më të madh gjatë të menduarit?

Hulumtuesit supozojnë që trurët më inteligjent janë vetëm më efikas. Ata bëjnë lidhje më të mira nervore edhe atë më shpejt, me ç’rast fitohen më shumë përgjigje të sakta në teste.

(Kosova Sot)

5 orë e 32 minuta më parë
22/02/18