NASA zbulon 95 planete të rinj - Planeti X - Kosova Sot
NASA zbulon 95 planete të rinj

NASA zbulon 95 planete të rinj

Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s.

Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm.

Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë kur u lancua gati një dekadë më parë.

Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, e në të cilin të ketë jetë.

(Kosova Sot)

23 orë e 41 minuta më parë
21/09/18