Alarmante! Bletët po zhduken, priteni kiametin!

  • 16 February 2018 - 16:02
Alarmante! Bletët po zhduken, priteni kiametin!

"Nëse bletët do të zhduken nga sipërfaqja e dheut, atëherë njerëzit nuk do të mund të jetojnë më shumë se katër vjet", ka thënë Albert Einstein.Shumë kohë para tij, profeti Muhamed, i dërguar i Zotit, kishte thënë se njëra ndër shenjat e kiametit do të jetë edhe zhdukja e bletëve,raporton Gazeta Kosova Sot

Më 30 shtator të këtij viti, për herë të parë në histori, bletët u futën në listën e specieve të rrezikuara. Shtatë specie të bletëve fytyrëverdha të Havajeve, të gjinisë Hylaeus, që dikur ishin insektet më të shumta në ishujt tropikalë, tani janë rralluar dukshëm. "Ajo që pamë, ishte alarmante. Bletët janë në një gjendje shumë më të keqe sesa që mendojmë ne", thotë Cynthia King, entomologe. Bletët kanë rol të pazëvendësueshëm në polenizimin e një numri të madh të bimëve, nga të cilat varen shumë gjallesa, e edhe vetë ne, njerëzit. 

(Kosova Sot)