Ja çfarë do të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari

  • 18 February 2018 - 14:52
Ja çfarë do të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të mund të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari vetëm për pak! Përderisa askush nuk është i sigurt se si mund të ndodhë kjo, NASA ka disa teori konkrete të cilat shpjegojnë këtë fenomen.

Mos harroni, ne jemi vetëm duke folur vetëm për lëvizjen e Tokës rreth vetes, sepse nëse nuk rrotullohej rreth Diellit kjo do të thotë fundin e botës. Ndalimi i saj, paraqet një enigmë të madhe për shkencwtarwt, le të shohim se çfarë thotë NASA për këto çështje. NASA beson se kjo dukuri më shumë është e varur nga mënyra se si planeti ndalon se lëvizuri.

Në qoftë se ajo ndalet papritmas, atmosfera nga sipërfaqja e Tokës do të çrrënjoset dhe do të dërgohet drejt hapësirës. Gjatë gjithë kohës, Toka rrotullohet për 1.500 kilometra në orë, e nëse kjo ndalon, do të ishte katastrofike, për çdo gjë që gjendet në tokë.

Ndërkohë, fusha magnetike e planetit tonë do të zhdukej dhe ne do ekspozoheshim ndaj sasive vdekjeprurëse të rrezatimit. Toka do të bëhej sferë pothuajse e përsosur, meqë nga rotacioni aktual ka një të fryrë në ekuator.

Kjo do të ndikonte në shpërndarjen tjetër të ujit, për çka do të ndodhnin përmbytjet më katastrofike. Ajo mund të përplaset për shkak të gravitetit, por jo deri sa të ketë arritur një distancë të caktuar! Një skenar tjetër i mundshëm mund të jetë është se ajo mund të ndalojë së lëvizuri gradualisht përgjatë miliarda vitesh sikurse po ndodh tani.

Rezultatet megjithatë, do të jenë shumë të ndryshme. Rotacioni do të ngadalësohet, ditët dhe netët do të bëhen edhe më shumë të gjata duke sjellë temperatura ekstreme për të mbijetuar. Nëse Toka do të bëjë vetëm një rotacion në vit, planeti ynë do të jetë në sinkron me Hënën.

(Kosova Sot)