Shkencëtarëve u lejohet ringjallja e të vdekurve?! - Planeti X - Kosova Sot
Shkencëtarëve u lejohet ringjallja e të vdekurve?!

Shkencëtarëve u lejohet ringjallja e të vdekurve?!

Kompanitë amerikane kanë marrë lejen që të përpiqen t'i kthejnë në jetë njerëzit, që kanë pësuar vdekje trunore. Eksperimentet do të përfshijnë disa teknika, duke përfshirë edhe tretmanët me laser dhe me qeliza amë. Në fazën e parë të testimit eksperimentet do të bëhen në 20 subjekte, në mënyrë që të shihet se a ka ndonjë shenjë të rigjenerimit, apo kthimit të procesit të vdekjes trunore., raporotn Gazeta Kosova Sot

Kërkuesit shkencorë besojnë se do t'ia dalin t'i mbajnë në jetë qelizat e vdekura trunore të pacientëve, duke nxitur përtëritjen e indit trunor, gjë që aktualisht nuk mund të bëhet. Tani për tani, pas vdekjes së trurit, njerëzit nuk mund të kthehen më në jetë, pa marrë parasysh se trupi i tyre, me aparatura, mund të vazhdojë të jetojë. Edhe pse truri i njerëzve nuk përtërihet, kjo karakteristikë vërehet te disa peshq dhe ujëtokësorë. Eksperimentet do të bëhen në Indi. 

(Kosova Sot)

14 orë e 45 minuta më parë
25/06/18