Një sekt amerikan thotë se me lutje i ngjall të vdekurit

  • 21 February 2018 - 11:16
Një sekt amerikan thotë se me lutje i ngjall të vdekurit

Një grup amerikanësh, të quajtur DRT, thonë se janë në gjendje që me anë të lutjeve të tyre t'i ngjallin të vdekurit. Kurse, lideri i tyre, Tyler Johnson, mundohet ta bindë publikun se me anë të lutjeve të tij, deri tani 13 persona i ka kthyer nga "ajo botë". Ai thotë se ishte edukuar si katolik, por kur kishte pasur 17 vjet, kishte shkuar në një mision të të rinjsh në Kanada, ku gjoja kishte parë sesi një prostitutë ishte shndërruar në Krishtin, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo ma kishte ndryshuar jetën dhe atëherë fillova të interesohesha për shërimin e njerëzve. Nga atëherë udhëtoj nëpër botë, duke përhapur bindjet e mia. I shëroj të vdekurit, por i ngjall edhe të vdekurit - shpjegon Johnson, i cili tani, sikur edhe pjesëtarët e tjerë të grupit të tij, veten e konsideron evangjelist. Njëri nga anëtarët e të të ashtuquajturit Ekip për ringjalljen e të vdekurve është edhe narkomani Mark Dedio, i cili ishte mbidozuar në vitin 2006. Ai tregon se, pasi kishte vdekur, atë e kishte ringjallur pjesëtari i grupit, T. G. Underholt. Shumë njerëz i shikojnë me dyshime, por ka mjaft edhe të tillë që u besojnë. 

(Kosova Sot)