Çka është Kronovizori, pajisja sekrete e Vatikanit?

  • 27 February 2018 - 09:30
Çka është Kronovizori, pajisja sekrete e Vatikanit?

Sipas shumë njoftimeve të cilat janë publikuar përgjatë viteve, në mesin e shumë sekreteve të Vatikanit, ekziston edhe një pajisje e quajtur Kronovizor. Kjo pajisje mundëson shikimin e ngjarjeve të ardhme, por edhe të kaluara. Shumë njerëz besojnë se, falë kësaj pajisjeje, Vatikani ia ka dalë që ta mbajë ndikimin e vet përgjatë shekujve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Që nga koha kur H. G. Wells shkroi librin e tij "The Time Machine", shumë njerëz kanë mbetur të fascinuar nga ideja e mundësisë së udhëtimit në kohë. edhe fizikanët thonë se, një ditë, kjo mund të jetë e mundur. Por, më 2 maj të vitit 1972, një gazetë italiane tronditi botën kur botoi lajmin me titullin provokues: "Është shpikur një pajisje e cila përfundimisht mundëson fotografimin e të së kaluarës". Kjo pajisje ishte bërë në vitet 1950 nga një ekip shkencëtarësh, të udhëhequr nga at Pellegrino Maria Ernetti. Kjo pajisje, në rrethana të veçanta të motit, mund ta parashikojë edhe të ardhmen, thonë prodhuesit e saj. 

(Kosova Sot)