Pesë fakte rreth planetit të nëntë - Planeti X - Kosova Sot
Pesë fakte rreth planetit të nëntë

Pesë fakte rreth planetit të nëntë

Pasi që astronomët Mike Brown dhe Konstantin Batygin pak kohë më parë vërejtën edhe planetin e nëntë në skaj të sistemit diellor, shkencëtarët rusë kanë dalë me pesë fakte rreth këtij planeti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Planetin e nëntë në orbitë të largët mund ta kenë hedhur Jupiteri apo Saturni – në fillim ishte menduar se, në Sistemin diellor ishin vetëm katër bërthama, nga të cilat ishin krijuar Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Por, ka mundur që të kishte edhe pesë. Dhe, ky protoplanet i pestë do të mund t’i ishte afruar tepër Jupiterit, apo Saturnit, ku këta më pas mund ta kenë hedhur në një orbitë të largët.
2. Studimi i saj mund ta zbulojë sekretin e prejardhjes së Sistemit diellor;
3. Planeti i nëntë mund ta luajë një rol kyç në studimin e galaktikave tjera, meqë është lidhja jonë më e afërt me botën jashtë sistemit diellor;
4. Në të, me gjasë nuk ka jetë – me gjasë, për shkak të distancës së madhe me Tokën, në këtë planet nuk ka jetë, të paktën jo jetë sikur në Tokë;
5. Nuk do të jetë lehtë dhe thjesht gjetja dhe dëshmia e ekzistimit të këtij planeti.

(Kosova Sot)

16 orë e 1 minuta më parë
19/09/18