Ku treti ujë nga Marsi? - Planeti X - Kosova Sot
Ku treti ujë nga Marsi?

Ku treti ujë nga Marsi?

Astronomi John Clark nga Qendra për fizikë hapësinore në Universitetin e Bostonit, thotë se ka dëshmi të forta që, dikur moti, në Mars ka pasur sasi enorme të ujit.

“Dy janë mënyrat me anë të të cilave mund të jetë zhdukur uji nga Marsi: Ose ai u bashkua me tokën, diçka e ngjashme me permafrostin në Tokë, apo molekulat e ujit u zbërthyen në atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit”, thotë ai,transmeton gazeta Kosova Sot.
Hidrogjeni më pas ia doli që të largohej nga graviteti i dobët i Marsit, duke u avulluar në hapësirë nga shtresat e epërme të atmosferës.
“Kur Marsi të gjendet më së afërmi Diellit, atmosfera e tij bëhet turbulente, gjë që shkakton krijimin e stuhive globale të rërës dhe te aktivitetet tjera”, thotë Clark.
Clark bashkë me ekipin e tij, do t’i studiojë të dhënat e fituara në kuadër të projektit MAVEN deri në mes të vitit 2018, duke shpresuar ta zgjidhë dilemën se si u zhduk uji nga Marsi.

(Kosova Sot)

14 orë e 53 minuta më parë
26/09/18