Çka është triskaidekafobia?

  • 19 March 2018 - 15:01
Çka është triskaidekafobia?

Paramendoni sikur keni shkuar në një hotel dhe, njeriu që punon në recepsion ua jep çelësin e dhomës, duke ju treguar se dhoma juaj gjendet në katin e 13-të të hotelit. Për ata që vuajnë nga triskaidekafobia, ky skenar mund të jetë i tmerrshëm,transmeton gazeta Kosovoa Sot.Triskaidekafobia është një gjendje mjekësore nga e cila vuajnë njerëzit që frikësohen nga numri 13. Derisa shumë njerëz do ta konsideronin këtë frikë si besëtytni, ata që vuajnë nga format serioze të kësaj sëmundjeje e dinë se frika e tyre është mjaft reale dhe përfshin edhe simptoma fizike, si mundim, vështirësi në frymëmarrje, shpeshtim të të rrahurave të zemrës dhe një ndjenjë paniku. Mendohet se kjo sëmundje e ka origjinën në Perëndim. Ka hipoteza të ndryshme rreth asaj pse numri 13 konsiderohet numër ters. Disa e lidhin këtë me ligjin e 13-të në Kodin e Hamurabit, të tjerët me atë se Juda Iskarioti ishte apostulli i 13-të, etj.

(Kosova Sot)