Astronomët: ‘Jupiteri nuk bën orbitë përreth diellit’

  • 23 March 2018 - 10:13
Astronomët: ‘Jupiteri nuk bën orbitë përreth diellit’

Astronomët nga Pika e Vëzhgimit Jugore e Evropës kanë zbuluar që Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor, nuk bën orbitë përreth diellit. Mirëpo, Jupiteri vazhdon të jetë pjesë e sistemit diellor dhe do të mbetet i tillë edhe për një kohë të gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim që Jupiteri është aq masiv në bazë të standardeve të sistemit tonë diellor saqë është 2.5 herë më i rëndë sesa të gjithë planetët tjerë të sistemit diellor. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar që qendra e gravitetit në mes të këtij gjiganti të gaztë dhe diellit nuk gjendet në brendësi të Diellit, mirëpo në një pikë në hapësirë, pak përmbi sipërfaqen e yllit të sistemit tonë diellor. 

(Kosova Sot)