Dëshmia që s’jemi vetëm: Sinjalet misterioze nga galaktikat e largëta janë energjia që lëviz anijet kozmike

  • 15 April 2018 - 10:37
Dëshmia që s’jemi vetëm: Sinjalet misterioze nga galaktikat e largëta janë energjia që lëviz anijet kozmike

Sinjalet e pashpjegueshme të radios – të shkurta dhe të hovshme (FRB) – janë të fuqishme, por zgjasin veç disa milisekonda. Ato mund të jetë rezultat i energjisë së emetuar nga transmetuesit që prodhojnë energji për anijet e mëdha kozmike e që lëvizin nëpër gjithësi. Blicet e tilla të energjisë janë hasur në galaktikat e largëta dhe mund të jenë dëshmi e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe teknologjisë së lartë të tyre, thonë nga Universiteti Harvard.

Këto valë të pazakonta u zbuluan së pari në vitin 2007, kur u regjistrua një impuls prej një milisekondi. Edhe pse ato janë hasur më shpesh, ishin një mister i madh deri në ditët e sotme. Ndërsa, sipas të dhënave të fundit, ato vijnë prej galaktikave që janë miliarda vjet drite larg galaktikës sonë, raporton Sky.

Ekipi i shkencëtarëve nga Harvard ka dhënë një zgjidhje për këtë fenomen, duke thënë se ato sinjale janë energjia e “arratisur” nga anijet e mëdha kozmike që udhëtojnë në hapësirë. Anijet, sipas ekspertëve nga Harvardi, përdorin dritën që ua mundëson përshpejtimin.

Profesori Avi Loeb i Qendrës së Harvardit për Astrofizikë, bashkë me kolegun e tij Manasvi Lingham, kanë studiuar mundësinë e ndërtimit të një radio-transmetuesi të fuqishëm që do të prodhonte sinjalet e tilla që vinë nga distancat e largëta. Dyshja e profesorëve ka ardhur në përfundimin se për një sistem të tillë duhet sipërfaqe dy herë më e madhe nga ajo e Tokës që të kapte rreze të mjaftueshme të diellit për këtë energji kaq të fuqishme.

Shkencëtarët dyshojnë se niveli i energjisë që prodhojnë sinjalet e tilla është e mjaftueshme për të bartur peshën prej një milion ton, ose 20 herë më të madhe se masa e anijeve më të mëdha turistike në botë. Gjithashtu, për të parandaluar tretjen e strukturës nevojitet një sistem masiv për ftohje me ujë.

Profesori Lingham shtoi se kjo sasi e energjisë është e mjaftueshme për të bartur ‘udhëtarët në të gjitha distanca ndëryjore apo intergalaktike”.

Në artikullin e botuar në revistën “Astrophysical Journal Letters”, shkencëtarët thonë se të dhënat e mbledhura tregojnë se sinjalet FRB mund të jetë një shenjë e origjinës artificiale.

 

(Kosova Sot)