Pse ka Hëna kratere?

  • 16 April 2018 - 14:45
Pse ka Hëna kratere?

Shumica e kratereve që i shohin në Hënë janë krijuar para miliarda vjetësh, kur sistemi diellor ishte në proces të formimit. Gjatë asaj kohe, sistemi diellor kishte shumë më shumë shkëmbinj në hapësirë (asteroide) se që ka tani. Ata goditeshin me njëri-tjetrin dhe më hënat e planetët. Aty ku godisnin këta shkëmbinj, linin vrima të tilla që ne i quajmë kratere.

Shkencëtarët thonë që Toka ka pasur shumë kratere në atë Kohë. Por, korja e Tokës- shtresa e saj e sipërme që krijon kontinentet dhe fundin e oqeaneve - është gjithmonë duke lëvizur dhe duke u ndryshuar kështu që krateret më të vjetra janë fshirë.

 (Kosova Sot)