Një burrë u kthye në jetë, pasi që kishte pësuar vdekje klinike për 40 minuta

  • 21 April 2018 - 10:35
Një burrë u kthye në jetë, pasi që kishte pësuar vdekje klinike për 40 minuta

Një burrë australian, i cili kishte pësuar vdekje klinike për 40 minuta, është sjellë përsëri në jetë përmes një teknike të re mjekësore. Colin Fiedler, 39-vjeçar, nga Viktoria, është njëri nga tre pacientët në spitalin ‘Alfred’ në Melburn, i cili kishte arritur të kthehej në jetë pasi që kishte pësuar vdekje klinike.

Pasi që kishte pësuar sulm në zemër, ambulanca kishte shkuar në shtëpinë e Colin-it për ta marrë dhe familjarëve të tij i ishin propozuar dy nga spitalet me të afërme, mirëpo familjarët kishin zgjedhur spitalin ‘Alfred’, pasi që kishin dëgjuar për teknologjinë e re si dhe për dy rastet paraprake, vendim ky që ka dalë të jetë vital për Colin-in. 

(Kosova Sot)